Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Havolli, ka ndarë pamje nga tubimi madhështor i kësaj partie në Velani të Prishtinës, të cilën ai e quajti “lagje e Presidentit Rugova”.
Havolli u shpreh i emocionuar për pritjen e banorëve të kësaj zone, të cilët, sipas tij, treguan qartë se besojnë në vizionin e LDK-së dhe në drejtimin që partia synon të japë vendit me programin e saj.
Postimi:
Në lagjen ikonike të Prishtinës Velania, Velania e Presidentit Rugova.
Në takim me banorët të cilët na pritën me krahë të hapur, sepse besojnë në LDK, besojnë në Kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhikun, besojnë në programin Rruga e Re.
Besojnë sepse kur gjërat në Kosovë shkojnë keq në Kosovë, shpresa dhe garanca e qytetarëve është LDK-ja.
124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli