![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka mbajtur një takim në Makovc.
Ai tha se populli po dëshiron një të ardhme demokratike.
“Populli është në këmbë për të mbrojtur demokracinë! Me vendosmërinë e tij, ai po shpreh qartë një të ardhme demokratike. E si mund të avancohet demokracia ndryshe? Demokracia dhe LDK-ja janë një. LDK-ja dhe populli janë një! Pak para mesnatës, së bashku me Beratin, përfunduam një takim të jashtëzakonshëm në Makovc, ku u pritëm me zemërgjerësi nga Dr. Valbon Krasniqi. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, e mbushur me ngrohtësi, miqësi dhe diskutime me vlerë, mes shumë miqve dhe familjarëve të familjes Krasniqi. Një falënderim i veçantë për mikpritjen e tyre të përzemërt dhe për këtë mbrëmje plot energji dhe frymëzim!”, shkroi ai.