Kandidati për deputet nga LDK, Sokol Havolli, ka zgjedhur një formë të veçantë të prezantimit të plan-programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Brezovicën.
Ai ka publikuar një video, në të cilën shihet derisa i shfrytëzon për argëtim dhe sport shtigjet e resortit turistik dhe në të njëjtën kohë shpalos me zë planin për investimet dhjetëra milionëshe në Brezovicë.
Sipas Havollit, plani i LDK-së për Brezovicën përfshin:
80 milionë euro investime
Zgjerimin e shtigjeve të skijimit
Vendosjen e gondolës dhe teleferikëve të rinj
Qendrën moderne hotelierike dhe shërbimet përcjellëse