Sokol Havolli: Programi ynë për Brezovicën sjellë përfitime të shumta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Sokol Havolli: Programi ynë për Brezovicën sjellë përfitime të shumta

    Insajderi
    27 January 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga LDK, Sokol Havolli, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qendrës së skijimit në Brezovicë si një mundësi e madhe për transformimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Kosovës.

    Ai tha se nën udhëheqjen e Kryeministrit Lumir Abdixhiku do të realizohen:

    Zgjerimi dhe modernizimi i shtigjeve të skijimit sipas standardeve më të larta evropiane;

    Instalimi i teleferikëve të rinj dhe teknologjisë më të fundit;

    Ndërtimi i qendrave moderne hotelierike dhe shërbimeve për turistët.

    Sipas Havollit ky projekt do të sjellë përfitime të shumta, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik për rajonin.

    40’shi i LDK-së ka theksuar se Brezovica nuk është thjesht një vend turistik, por një mundësi për ndryshime të mëdha dhe për krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark