Më shumë se gjysma e popullatës së Serbisë, rreth 57 për qind, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën duke përjashtuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, ndërsa 33 për qind nga të anketuarit janë kundër, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga Agjencia Faktor Plus, përcjell Insajderi.
Nga ana tjetër, rreth 80 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë kundër propozimit nëse ai dokument do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB, raporton agjencia e lajmeve Beta.
Drejtori i Agjencisë Factor Plus, Vladimir Pejiq, thotë se Kosova nuk është një çështje që intereson shumë njerëzit në Serbi, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para.
Sa i përket refuzimit të planit, çdo i dyti qytetar beson se plani i ardhshëm për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën do të jetë edhe më i keq, dhe 36 për qind e pjesëmarrësve në anketë thonë se “nuk do të ketë plan tjetër” ndërsa vetëm 21 për qind besojnë. se “plani i ardhshëm ndoshta do të jetë më i mirë.”/Insajderi/