Sondazhet nxjerrin Clintonin 7 për qind në epërsi ndaj Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sondazhet nxjerrin Clintonin 7 për qind në epërsi ndaj Trump

    Insajderi
    15 October 2016 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gratë që e akuzojnë Donald Trump-in për ngacmime seksuale tani janë 8. Mbrëmjen e debatit të dytë televiziv, Anderson Cooper-i i CNN-it i drejtoi kandidatit republikan një pyetje lidhur me videon e komenteve të tij fyese ndaj femrave.

    Trump u shfajësua me pretendimin se bëhej fjalë thjesht për një bisedë mes meshkujsh dhe se asnjëherë nuk ka puthur apo prekur një femër pa dëshirën e saj. “Askush nuk ka më shumë respekt për gratë se unë”, ishin fjalët e miliarderit.

    Por ka qenë duket pikërisht ky mohim i fortë që ka shtyrë gratë e ngacmuara prej tij siç pretendojnë, t’i bëjnë publike historitë e tyre.

    Përgënjeshtrimet e kampit të 70-vjeçarit dhe sulmi frontal i republikanit ndaj rivales Hillary Clinton, të cilën e quajti “kriminele” dhe pjesë e elitave të korruptuara, që do të mbajnë “status quo” dhe shfrytëzimin e popullit, nuk kanë bërë shumë punë.

    Sondazhi i fundit i realizuar nga “Reuters/ipsos”  tregon se Hillary ka një epërsi prej 7% ndaj kundërshtarit të vet të madh.

    Sipas mediave amerikane, Trump e ka humbur tashmë mbështetjen në Virginia-s, një shtet ky shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit. Manjati ka humbur një pjesë të përkrahjes së grave, por ka ende votuese të cilat e duan për president dhe e kanë mbytur rrjetin social “Tëitter” me mesazhe që përdorin hashtagun #ËomenËhoVoteTrump.

    Disa prej tyre janë të zgjuara, të arsimuara e racionale. Arsyeja kryesore që citojnë është lodhja nga establishmenti dhe Trump-in e shohin si njeriun që mund të sjellë një ndryshim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark