Tashmë ai ndodhet me shtatë dhe tetë pikë përkatësisht, pas opozitarëve të Kiriakos Mitsotakis, për faktin siç pasqyrohet në këto sondazhe, se ekonomia në recension për të shtatin vit, ende nuk po jep shenja rimëkëmbjeje, përveç sektorit të turizmit.
Grekëve tashmë nuk po u bën përshtypje as vlerësimi që beri “Citigroup”, kolosi financiar shumëkombësh me qendër në Nju Jork sipas të cilit fenomeni “Grexit” ,nuk shihet më si një skenar i mundshëm, të paktën për tre vjet dhe kjo për shkak të reformave që kanë filluar të zbatohen gradualisht në vend.
Kompania qe krijoi termin “Grexit” tashmë vlerëson se dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është më një nga çështjet që diskutohet brenda BE apo ne zyrat e agjencive financiare të vlerësimit, njofton top-channel.
Sondazhet tregojnë se gati 4 në 10 grekë nuk dinë se kë mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Ato gjithashtu vazhdojnë të mbajnë në vend të tretë si force politike Agimin e Artë, pikërisht 3 vjet pasi një neonazist anëtar i tij, që nuk po gjykohet ende, ka vrarë muzikantin e majte Pavlo Fissas, në kujtim të të cilit këtë fundjavë zhvillohen mitingje antifashiste në gjithë vendin.