Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, ka pësuar humbje në dy nga tre rajonet ku u mbajtën zgjedhjet rajonale.
Sipas sondazheve partia e kacelares gjermane AfD, kryeson në 3 rajone. Politika e dyerve të hapura e ndjekur nga Merkel ka sjellë mjaft pakënaqësi në vend. Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë në Gjermani në vitin 2015 dhe kjo ka ndryshuar në masë të madhe votuesit.
Partia AfD që mesa duket ka gjetur shtegun më të mirë nga situata e rënduar. Deri në vitin 2013, partia nacionaliste “Alternativa për Gjermaninë” trumbetonte për vota me një platformë antievropiane.
Sloganet e saj elektorale janë të orientuara kundër emigrantëve, “siguroni kufijtë” apo “stop kaosit të refugjatëve”, duke kërkuar që në këtë formë të bëhet akoma më shumë populiste dhe të marrë votat e atyre që janë kundër strehimit të azilantëve në vend.
Zgjedhjet federale janë edhe testi i parë para atyre të përgjithshme, të cilat do të mbahen në Gjermani vitin e ardhshëm.