Sondazhi për Gjilan, Lutfi Haziri i pari me 49.6% - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sondazhi për Gjilan, Lutfi Haziri i pari me 49.6%

    Insajderi
    05 October 2021 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Lutfi Haziri prin me 49 % në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit, para atij të LVV, Alban Hyseni që ka dalë i dyti me 41.9%.

    Janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21-28 shtator 2021.

    Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind.

    Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të padeklaruar:

    Lutfi Haziri – LDK: 49.6%

    Alban Hyseni  – LVV: 41.9%

    Leonora Morina – Bunjaku – PDK: 3.6%

    Nazim Gagica – AAK: 1.8%

    Nuk e di: 1.8%

    Refuzon të përgjigjet: 0.7%

    Lulzim Bexheti: 0.3%

    Gani Neziri: 0.2%


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark