Sonet nga Shekspiri: Në mendimet e mia ti je si buka për jetën - Insajderi
×
Kulturë

Sonet nga Shekspiri: Në mendimet e mia ti je si buka për jetën

Insajderi
13 May 2020 - 23:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mendimet e mia ti je si buka për jetën
ose si për tokën i ëmbli shi pranveror;
dhe për të mirën tënde duroj të njëjtën betejë
që një koprrac bën me pasuritë e veta:

krenar për çfarë ka dhe po në atë çast,
i frikësuar që koha hajdute do i vjedhë thesarin;
duke peshuar nëse është më mirë të rri veç me ty,
apo të parapëlqej që bota t’shohë lumturinë time;

herë-herë i ngopur duke kullotur sytë e tu,
për t’u ndjerë në çast i uritur për një shikim;
duke mos pasur dhe mos kërkuar tjetër gëzim

veç çka më ke dhënë ose që ende duhet të marr.
Kështu ditë për ditë, herë lëngoj, herë shpaguhem,
ose duke ngrënë gjithçka, ose nga e gjitha i braktisur.

Përktheu: Erjon Muça


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark