Sonte fillon ‘Hardh Fest’, ja artistët që performojnë në natën e parë - Insajderi
×
Kulturë

Sonte fillon ‘Hardh Fest’, ja artistët që performojnë në natën e parë

Insajderi
07 September 2018 - 20:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nata e parë e festivalit “Hardh Fest” fillon sonte, në ‘Konak’ të Rahovecit.

Me ceremoni të vjeljes e shtypjes së rrushit, ka filluar dita e parë e festivalit të rrushit, verës e rakisë.

E gjithçka është gati dhe Rahoveci sonte pret vizitorë nga vendi dhe jo vetëm, për tri netë të paharrueshme.

Sonte, në natën e parë të muzikës performojnë shumë artistë, e ndër ta edhe rok-grupi i njohur kosovar, TROJA.

Koncertet në ‘Hardh Fest’ do të zgjasin tri netë, me pije vendore e artistë ndërkombëtarë e të vendit.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark