Festivali i muzikës kamertale “Kosova KamerFest 2016”, do të fillojw sonte në orën 20:00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.
Në edicionin e 17-të të këtij festivali do të marrin pjesë 30 artistë, në mesin e të cilëve edhe violinistë të njohur botërorë.
Koncerti do të mbahet nga 10 tetori deri me 1 nëntor, ku përveç performancave që do të mbahen në Sallën e Kuqe, po ashtu do të ketë edhe në kishën e Shën Ndou në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, njofton KultPlus.
Mbajtja e Festivalit të Muzikës Kamertale është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, Ambasada e Austrisë në Prishtinë./Insajderi.com