Dy kompanitë nënshkruan një letër bashkëpunimi ku shprehin vullnetin për të studiuar zhvillime të përbashkëta që do të shoqërojë shërbimet e tyre në fushën e lojërave të transmetuara në kohë reale, e gjitha në bazën e platformës ‘’Azure de Microsoft’’.
Bëhet fjalë gjithashtu për një bashkëpunim të mundshëm në avancimin e gjysmëpërçuesve dhe teknologjive të inteligjencës artificiale (IA), duke u mbështetur ndër të tjera në aftësinë teknike të Sony për sensorët e pamjeve dhe progreset e arritura deri tani nga Microsoft në trajtimin e të dhënave.
“Edhe pse jemi konkurrentë në disa fusha, Microsoft është tashmë prej disa vitesh një partner kyç i Sony’’, u shpreh drejtuesi i grupit japonez, Kenichiro Yoshida, cituar në një komunikatë.