PlayStation i krijoi dorezë të veçantë djalit me paralizë cerebrale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    PlayStation i krijoi dorezë të veçantë djalit me paralizë cerebrale

    Insajderi
    09 April 2016 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vend që ta injoronte apo t’i jepte një përgjigje me shkrim ku do t’i thuhej “se nuk mund t’iu ndihmojmë”, një punonjës i PlayStation, Alex Nawabi, iu përgjigj letrës të nesërmen dhe i premtoi Byrnes se do t’ia ndërtoj një dorezë të veçantë për të, të cilën edhe e bëri.

    Gjatë një intervistë për News 12 New Jersey, Byrne tregoi se si ai e mbante dorezën e tij për të luajtur Tom Clancy’s The Divison dhe dhe gjendja e tij shëndetësore e shtynte atë që paqëllimisht ta shtypte touchpadin e dorezës, i cili ia ndalonte lojën.

     

    Paraliza cerebrale është një grup i çrregullimeve neurologjike që ia kufizojnë rëndë dhe ia ndryshojnë lëvizjen djaloshit, dhe atij i duhej një dorezë e re.

    Kjo u hetua në email-et që ai ia dërgoi PlayStation-it dhe Bryne shkëmbeu disa letra me punëtorin e PlayStation-it, Nawabin.

    Nawabi fillimisht e gënjeu Byrnen dhe i tha se ai nuk ishte në gjendje të bëjë asgjë për të, por do t’ia dërgonte atij një qese me produkte të tjera të Sonyt. Qesja në të vërtetë përmbante një dorezë të përshtatur dhe të projektuar posaçërisht për një njeri me paralizë cerebrale.

    Nawabi kishte bërë nga 10 orë punë në ditë për t’i kombinuar prej tre dorezave të ndryshme për ta bërë një të vetme.

    Playstation employee customizes a controller so that a game-lover with Cerebral Palsy could use it Credit: Facebook/Peter Byrne

    Nawabi kishte futur një buton të dytë në dorezë në mënyrë që Byrne të mund të luante lojën Tom Clancy’s The Division pa ndërprerje.

    Byrne shpreson se kompanitë e mëdha si Microsoft, Sony dhe Nintendo të fillojnë krijimin e dorezave të modifikuara dhe të dizajnuara për njerëzit me paralizë cerebrale dhe llojet e tjera të aftësisë së kufizuar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark