Sipas faqes japoneze të lajmeve Nikkei, lojërat do të lançohen duke filluar nga Marsi i 2018-tës. Po gjatë muajit Mars të këtij viti kompania krijoi një divizion të ri, ForwardWorks, dedikuar titujve të lojërave për iOS dhe Android.
Kjo nuk është hera e parë që Sony sjell markën e PlayStation në telefonët mobil. Në 20120-tën kompania solli PlayStation Mobile, një platformë softueri nëpërmjet së cilës disa telefonë të certifikuar so linja Xperia mund të shkarkonte dhe të luante disa tituj lojrash.
Këtë vit Nintendo hyri në botën e telefonëve inteligjent. Pas lojës së suksesshme Miitomo, kompania investoi në zhvillimin e Pokemon GO i cili rezultoi një bestseller me 500 milion shkarkime që nga muaji Korrik.