Sony Xperia Touch, projektori me ekran iteraktiv, i cili është shfaqur dhe demonstruar në shfaqje të ndryshme, më në fund do dalë në shitje në tregje të caktuara në pranverë të këtij viti, shkruan Digital Trends.
Ngjan me një CD lexues gjigant, por është vetëm një pajisje e cila projekton ndërfaqen e Androidit në një mur, por pos murit ka mundësi projektimi edhe në sipërfaqe të tjera të rrafshëta dhe të lëmuara, si në tavolinë.
Rezolucionin e ka vetëm deri në 720p, por ama madhësia e këtij rezolucioni është nga 23 inch(58cm) deri në 80 inch (203cm).
Ka një kamerë 13 megapiksel dhe dy altoparlantë, dhe pos tyre ka në përbërje sensorë si GPS, drite ambienti, barometër, sensorë të temperaturës, lagështisë dhe kompas.
Hapësirë për ruajte të informatës ka 32GB, ndërsa 3GB RAM, e gjithashtu ka edhe Bluetooth.
Ndërfaqja është e bazuar në Android 7.0 Nougat. Megjithatë ndërfaqja nuk duket e tillë sepse Sony e ka adaptuar për të ofruar një eksperiencë projektori. Madje me të mund të luani lojëra nga përmes PlayStation 4 Remote.
Sony tha se çmimi i Xperia Touch do të jetë 1,499 Euro dhe del në shitje në pranverë në Evropë.