Sistemi i ri do të ketë arkitekturë të ngjashme me PS4 dhe do të mbështesë pajisjen e realitetit virtual PlayStation VR. Aktualisht nuk ka informacion se kur konsola do të mbërrijë.
Nuk është sekret se prej kohësh Sony është duke punuar në një konsolë të re PlayStation. Tetorin e kaluar për shembull presidenti i Sony Kenichiro Yoshida tha se ishte e domosdoshme një konsolë e gjeneratës tjetër pas debutimit të PlayStation 4 Pro.
Në një intervistë për Wired, arkitekti i sistemit Mark Cerny konfirmoi se konsola e re do të fuqizohet nga gjenerata e tretë e procesorë AMD Ryzen me tetë bërthama ndërtuar në arkitekturën 7-nanometër Zen 2.
Do të shoqërohet nga një kartë grafike e përshtatur bazuar mbi familjen Radeon Navi të AMD që mbështet teknologjinë e re “ray-tracing” dhe teknika të avancuara të ndriçimit aktualisht të disponueshëm vetëm në kompjuterët e rangut të lartë të lojërave.
Sistemi i ri do të ketë arkitekturë të ngjashme me PS4 dhe do të mbështesë pajisjen e realitetit virtual PlayStation VR. Aktualisht nuk ka informacion se kur konsola do të mbërrijë.