
Në fshatin Banullë të Lipjanit është mbajtur një tubim zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kandidati për asamble komunale nga kjo parti, Fadil Sopa, tha se është ndjerë fuqishëm përkrahja e banorëve.
Sipas tij, entuziazmi i qytetarëve është motiv shtesë për LDK-në që të vazhdojë rrugëtimin drejt fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në këtë aktivitet, ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin kandidaturën e Imri Ahmetit për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe listën e LDK-së për asamblenë komunale.
“Sonte në Banull u ndje fuqishëm mbështetja për LDK. Entuziazmi i banorëve na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores më 12 tetor. Voto LDK – Imri Ahmeti 113. Voto Fadil Sopa“, ka shkruar Sopa.