SOS International: Kosova, vendi më i rrezikshëm në Evropë për t’u vizituar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SOS International: Kosova, vendi më i rrezikshëm në Evropë për t’u vizituar

    Insajderi
    27 November 2016 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raport i organizatës SOS International sugjeron se Kosova është vendi më i pasigurt për tu vizituar në Evropë. E paraqet Kosovën si vend “të rrezikshëm” për tu vizituar për arsye të jostabilitetit brenda shtetit, raporton Insajderi.

    “Pothuajse në të gjithë Evropën udhëtimi është relativisht i sigurt. Vetëm Kosova ka një rrezik të sigurisë, për shkak të situatës politike”, shkruan sot Travelbook.de, bazuar në raportin e SOS International.

    kosi

     

    Sipas këtij raporti, udhëtimi në vendet e Evropës është i sigurt për shkak se të gjitha shtetet evropiane – përveç Kosovës – kanë nivel të ulët të rrezikshmërisë. Ato paraqiten si vende “me rrezikshmëri të ulët”.

    Raporti i SOS International njofton njerëzit që duan të udhëtojnë në Kosovë “se sëmundjet e rënda infektive të tilla si kolera, ethet tropikale apo malaria mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin”.

    Vende më të rrezikshme se Kosova, sipas këtij raporti, janë vetëm 17 vende të cilat shtrihen në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi. Këto 17 vende, ndër të cilat janë Meksika, Libia Iraku, Burkina Faso, Sudani Jugor e të tjera, konsiderohen si vende me “rrezikshmëri shumë të lartë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark