Sot 24 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot 24 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial

    Insajderi
    15 January 2023 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rastin e 24 vjetori të Masakrës së Reçakut, tre krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryekuvendari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti do të kryejnë nderime në Kompleksin Memorial në Reçak në ora 10:00, raporton Insajderi.

    Më pastaj në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës në Shtime do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e 24 vjetori të Masakrës së Reçakut, ku edhe do të mbajë fjalim Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Në këtë ditë përkujtimore do të merr pjesë edhe Shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, i cili më 15 janar të vitit 1999 Masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krime kundër njerëzimit”.

    Kutjojmë se kjo ngjarje do të ishte pikëkthesa historike e intervenimit të NATO-s në Kosovë kundër fushatës së spastrimit etnik dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

    William Walker, në një bisedë me gazetën Insajderi disa ditë më parë u shpreh se rëndësia e kësaj ndodhie është se ajo mobilizoi tërë Aleancën e Atlantikut të Veriut kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark