“Sot 64 euro, nesër 99”- Deputetja e LDK’së “shashtisë” me statistika për çmimin e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sot 64 euro, nesër 99”- Deputetja e LDK’së “shashtisë” me statistika për çmimin e rrymës

    Insajderi
    01 June 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka hedhur dyshime të mëtejshme për atë që janë akuzuar kohëve të fundit Qeveria në detyrë- tregtim ilegal të rrymës.

    Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka theksuar koston shtesë të 1,300 ndërmarrjeve që do të dalin në tregun e lirë të rrymës.

    Tutje, ajo ka kërkuar shpjegim nga qeveria në detyrë se pse KEK-u po blen energji në ALPEX me çmim 64,55 euro, kur sipas saj çmimi në HUPX është 53,69 euro.

    Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh. Sa do të jetë pasnesër”, ka deklaruar ajo.

    “Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditë mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh”, vijon deklarimi i Bajramit, e cila kërkon hetim për këtë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark