“Sot arritëm një moment historik" - Komisioneri i Bashkimit Evropian i gëzohet liberalizimit të vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sot arritëm një moment historik” – Komisioneri i Bashkimit Evropian i gëzohet liberalizimit të vizave

    Insajderi
    18 April 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, e ka cilësuar moment historik miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.

    Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza.

    Ky proces ka zgjatur më shumë se një dekadë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark