Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllet për dy orë për qarkullim rruga “UÇK”.
Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do ta organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve, të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive të tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi të tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim-shpëtimin, evakuimin e personelit dhe të qytetarëve.
Për shkak të këtij ushtrimi, një pjesë e rrugës “UÇK” do të mbyllet për qarkullim për dy orë.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Të enjten, më 03.07.2023, nga ora 11:15 deri në 12:45, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve, të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim-shpëtimin, evakuimin e personelit dhe të qytetarëve.
Për shkak të ushtrimit, në koordinim me Policinë, është marrë vendimi që një pjesë e rrugës “UÇK” (ku gjendet Komuna) të mbyllet për qarkullimin e veturave për dy orë.