Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, Hykmete Bajrami ua kujton ministrave të Kurtit të japin dorëheqje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, Hykmete Bajrami ua kujton ministrave të Kurtit të japin dorëheqje

    Insajderi
    27 March 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ua ka kujtuar anëtarëve të Qeverisë se duhet të japin dorëheqje, siç e thekson Ligji për Qeverinë i miratuar në vitin 2022.

    Ky reagim, vjen pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 16:00 pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

    Sipas ligjit, nëse anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet, duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

    Theksojmë se asnjëri nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ka dhënë ende dorëheqje, ndërsa nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjnë gjatë ditës.

    “Dje KQZ-ja ka njoftu se sot në ora 16:00, i certifikon zgjedhjet

    Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1. e Ligjit 08/L-117 për Qeverinë, ligj ky i miratuar në vitin 2022

    “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark