Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.
Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.
Garat e notit nisin nga ora 11:00.
Kujtojmë që Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojëat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjentë dhe të bronztë.
Xhudistët, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, notaret Adel Shaboviq e Hana Beiqi, boksierja Donjeta Sadiku dhe atleja Gresa Bakraqi, e përfaqësuan Kosovën në ”Paris2024”.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu të bronztën.
Kosova ka tashmë pesë medalje olimpike në tre pjesëmarrje në Lojëra Olimike, tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.