Sot ditë zite në Kosovë për viktimat nga tërmeti në Turqi e Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot ditë zite në Kosovë për viktimat nga tërmeti në Turqi e Siri

    Insajderi
    08 February 2023 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën me datë 8 shkurt ditë zie në Kosovë, në shenjë nderimi për mijëra viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

    E para e vendit, Vjosa Osmani përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.

    “Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja.Një tragjedi, sipas saj, e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë.

    “Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja. Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark