Sot e shtuna më e nxehtë e vitit, prej cilit vit Kosova s’ka pasur temperatura 40 gradë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot e shtuna më e nxehtë e vitit, prej cilit vit Kosova s’ka pasur temperatura 40 gradë?

    Insajderi
    26 July 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë sot.

    Për këtë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një listë udhëzimesh për qytetarët se si të mbrohen nga këto temperatura dhe të qëndrojnë më të sigurt.

    Meteorologu Besim Aliu në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë se që nga viti 1987 deri më sivjet nuk ka pasur temperatura 40 gradë në Kosovë.

    Ai njoftoi se muaji gusht nuk pritet të jetë i nxehtë sa korriku.

    “Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit që janë prezente që nga qershori, sot është dita e fundit e këtyre masave të nxehta, sot temperaturat parashihen të jenë deri në 40 gradë Celsius”.

    “Në reliev malor priten vranësira për riga të dobëta të shiut, derisa reshje parashihen nesër dhe gjatë javës së ardhshme. Javën e ardhshme priten të jenë temperaturat maksimale 31 gradë Celsius”, vijoi Aliu.

    Sipas tij, kjo pritet të jetë e shtuna më e nxehtë e vitit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark