Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës ndodhet në Prishtinë
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Deputeti ukrainas me anë të një video në Twitter, njoftoi se do ta mbajë një fjalim në Kuvend.
“Janë planifikuar takime me Presidentin dhe Kryeministrin. E gjithë bota e lirë duhet të bashkohet”, shkroi ai.
Goncharenko thotë në video se “sot është ditë e madhe”, duke treguar se po përgatitet një konferencë e përbashkët për media e presidentes Vjosa Osmani dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Sot është ditë e madhe”, deputeti ukrainas lajmërohet me një video para Kuvendit pic.twitter.com/lYqKykC1EJ
— Gazeta Insajderi (@GazetaInsajderi) October 27, 2022