Sot feston ditëlindjen, kaq vjet mbush Elvana Gjata – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Sot feston ditëlindjen, kaq vjet mbush Elvana Gjata

    Insajderi
    03 February 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare.

    Në këtë ditë speciale, ajo ka zbuluar se këtë javë do publikojë dhe një projekt të ri muzikor, që flet për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar.

    “Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam.

    “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”– shkruan Elvana në ‘Instagram’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    03 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark