Sot fillojnë punimet për Aeroportin e Vlorës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillojnë punimet për Aeroportin e Vlorës

    Insajderi
    28 November 2021 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme pritet që të nisin zyrtarisht punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka njoftuar që në muajin tetor se më 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

    Po përmes një postimi në rrjetet sociale, një natë më parë, kreu i qeverisë thoshte se nga kjo e dielë do të nisë zyrtarisht realizimi i kësaj ëndrre të kahershme.

    Ky projekt është premtuar prej vitesh nga Kryeministri, por vetëm pak kohë më parë është përzgjedhur kompania e cila do të ndërtojë këtë vepër të re infrastrukturore.

    Po ashtu, siç është bërë me dije, më 29 Nëntor do të hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit./TvKlan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark