Sot fillon festivali ndërkombëtar i filmit PriFest - Insajderi
×
Kulturë

Sot fillon festivali ndërkombëtar i filmit PriFest

Insajderi
22 April 2016 - 13:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga sot e deri më 29 prill në Prishtinë do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit, PriFest.

Ceremonia hapëse do të mbahet sonte në ora 20:30 në sheshin Zahir Pajaziti, ku do të shfaqet filmi Mediterranea.

I ftuar special në ceremoni është dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë falë PriFest dhe do të prezantojë filmin në hapje, njoftojnë organizatorët e festivalit.

Gjatë festivalit pritet të shfaqen rreth 70 filma./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark