Zhbllokimi i CEFTA-s, e shmangi largimin e mundshëm të Kosovës nga Procesi i Berlinit, të vetmes platformë evropiane, ku Kosova prezantohet krejtësisht e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
Pjesëmarrja e Kosovës në Procesin e Berlinit ka ofruar një platformë për dialog dhe bashkëpunim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ato që nuk e njohin pavarësinë e saj.
Sot, në kryeqendrën gjermane do mbahet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, ku Kosovën do e përfaqësoj kryeministri Albin Kurti.
Do jetë ky samit ku do shënohet dhjetëvjetori i themelimit të kësaj nisme diplomatike, kumbare e të së cilës ishte kancelarja e atëhershme Angela Merkel.