Sot fillon vaksinimi masiv në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon vaksinimi masiv në Serbi

    Insajderi
    19 January 2021 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia zyrtarisht ka miratuar edhe vaksinën e tretë kundër koronavirusit. Leja është dhënë për 100.000 doza të vaksinës kineze prej gjithsej një milion të cilat kanë arritur nga Kina në Serbi fundjavën e kaluar. Leja është miratuar mbrëmë, një ditë para se të fillohet me vaksinim masiv të popullsisë.

    Grupet e ardhshme prioritare janë pjesëtarët e MPB, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesit e mediave, por edhe punëtorët e arsimit, të cilët dje janë kthyer në katedra.

    Në ndërkohë kanë filluar punën 17 qendra komunale për vaksinim në Beograd, dhe njëkohësisht është paralajmëruar se salla e sporteve në Krushevc do të jetë një prej pikave për vaksinim masiv./Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark