Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, do të hapet ekspozita “Klithmë e përmbytur” e artistit nga Maqedonia, Agron Abduli.
“Vepra e tij ka një vijueshmëri konceptuale që është konsoliduar me kalimin e kohës dhe e ka përcaktuar qartë profilin artistik të autorit”, shprehet kuratorja e kësaj ekspozite Nora Halimi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita do të hapet sonte me fillim nga ora 19:00, dhe do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017.
Kjo do të jetë edhe ekzpozita e fundit për këtë vit. /Insajderi.com