Sot hapet panairi Travel Fair 2016 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot hapet panairi Travel Fair 2016

    Insajderi
    21 April 2016 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016” do të hap edicionin e 13-të me radhë  në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

    Travel Fair, këtë vit përveç Komunave të Kosovës, do të mirëpres pavionet e shteteve rajonale, si; Agjencia Kombëtare e Shqiperisë, Organizata Kombëtare e Malit të Zi, Ministria e Turizmit të Malit të Zi, Organizata Turistike e Ulqinit, Organizata Turistike e Budvës, Organizata Turistike e Tivarit, Organizata Turistike e Kotorit, Agjencia për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit të Maqedonisë, njofton Klan Kosova.

    Në panair gjithashtu do të ekspozohen shumë pika të reja turistike si nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse, shumë biznese si agjencitë kyçe turistike, organizatorë udhëtimesh, hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetesorë, malor, avanturier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark