Në periferi të Prishtinës, sot do të bëhet përurimi i Parkut Arkeologjik “Ulipana”, duke filluar nga ora 11:00.
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka nënshkruar Rregulloren për Themelimin dhe Administrimin e këtij parku.
Ai ka thënë se ky park është themeluar për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë arkeologjike.
“Ai është në funksion të njohjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, me shenja nga më të hershme të identitetit tonë”, tha Shala.
Në ceremoninë e hapjes së parkut do të marr pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa.
Parku Arkeologjik “Ulpiana“ ka perimetër 161.10 hektarë dhe zonë rrethuese 96.23 hektarë dhe është parku i parë i këtij lloji në Kosovë. /Insajderi.com