Familja Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit, ka njoftuar qysh mbrëmë për lajmin tragjik që morën – vdekjen e vajzës së tyre, Ledionës.
17-vjeçarja humbi jetën në QKUK, ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas një vetë aksidenti mëngjesin e së hënës.
Përmes rrjetit social, Facebook, familjarët kanë bërë të ditur se sot do t’i jepet lamtumira e fundit Ledionës.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit, në orën 16:00.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta të kushërirës sonë të dashur, Lediona Hetem Hajdari. Në këto momente të vështira, kujtimi i saj do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.
Varrimi do të bëhet nesër, më datë 12.06.2024, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Dritan, lagjja Hajdari.
Shpirti i saj u bëftë dritë në përjetësi!”.