Sot i jepet lamtumira e fundit 27 vjeçarit që e mbyti rryma dje në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Sot i jepet lamtumira e fundit 27 vjeçarit që e mbyti rryma dje në Pejë

    Insajderi
    24 April 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje për shkak të kontaktit që pati me rrymën elektrike, Fatos Zekolli nga Bllaca e Suharekës, ka mbetur i vdekur në lagjen “Dardania 3” në Pejë.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00.

    I ndjeri ka qenë duke punuar me një vinç në kohën kur ka ndodhur rasti.

    SI KISHTE NDODHUR NGJARJA:

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.

    “Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark