×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot i jepet lamtumira e fundit burrit nga Prishtina që dyshohet se mbrëmë u vra nga kunata e tij

    Insajderi
    21 August 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin mbrëmë. Një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.

    I ndjeri Xhevdet Millaku do të varroset sot, pasi IML ka kryer procedurat e obduksionit.

    Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar familja e tij e ngushtë, e cila ka treguar se lamtumira e fundit, Millakut, do t’i bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit, në Dragodan.

    Millaku dyshohet se u qëllua mbrëmë rreth orës 19:20 nga kunata e tij, Nazmije Millaku.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, akti, sipas hetimeve të para ka ndodh për shkak të problemeve familjare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark