×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot i jepet lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së, Muhamet Beqirit

    Insajderi
    15 June 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Beqiri, sot do të varroset në fshatin  e tij të lindjes, në Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt.

    Ai ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës.

    Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

    Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark