Sot jep deklaratë personi që e rrahu Goran Rakiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot jep deklaratë personi që e rrahu Goran Rakiqin

    Insajderi
    14 October 2024 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është rrahur brutalisht në mbrëmjes e së shtunës në veri të Mitrovicës.

    Personi që e rrahu është Goran Vuçetiq. I njëjti siç ka mësuar Insajderi pritet të deklarohet sot në Polici, më saktë që nuk do ta pranojë fajësinë.

    “Sot do ta jap deklaratën personi që e rrahu Goran Rakiqi. Ai nuk ka me pranu që e ka kryer sulmin”, i tha ky burim Insajderit.

    Pas tij në polici pritet që të shkojë edhe vet Rakiqi për të mohuar që është rrahur.

    Sipas burimeve të EO dyshohet se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq.

    Theksojmë se Goran Vuçetiq është vëllai i Vladimir Vuçetiq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Autoritetet kosovare patën siguruar informacione për Vladimir Vuçetiqin. Ai është pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm.

    Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërndarja e parave”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark