Sot Kuvendi edhe një seancë, s'ka shenja zhbllokimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot Kuvendi edhe një seancë, s’ka shenja zhbllokimi

    Insajderi
    19 May 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në 10:30, është paraparë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 18-të me radhë.

    Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Kurti deri në seancën e së shtunës nuk i ka pasur votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, pas dështimeve radhazi kryesuesi Avni Dehari kishte propozuar votim të fshehtë.

    Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, ka deklaruar se “48-orëshi nuk po sjell rezultat”, referuar mbajtjes së seancave çdo 48 orë, duke propozuar rrallimin e tyre.

    Aktualisht, Haxhiu e LVV-së nga partitë tjera po konsiderohet si figurë përçarëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark