Gjatë ditës së sotme do të mbahet njëra pjesë e Testit të Arritshmërisë me nxënësit e klasëve të nënta.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci në një postim në rrjetin e saj në Facebook.
Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.
Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi, ka njoftuar Nagavci.
Ndërsa, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.