Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë, nis nga ora 15:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë, nis nga ora 15:00

    Insajderi
    05 April 2025 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtina nga ora 15:00.

    Organizuesit e protestës iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shtrenjtimit për 15% të rrymës që u paralajmërua nga Zyra e Rregullatorit Energjik, shkruan Insajderi.

    “Ju ftojmë te bashkoheni në protestën e 5 prillit kundër propozimit te ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës elektrike për 15%.  Ne konsiderojmë këtë proteste si një manifestim te mllefit te klasës punëtore kundër degradimit te mirëqenies së shumicës. Kjo proteste, është shprehje e zemërimit kolektiv ndaj pasurimit e grumbullimit te kapitalit nga kompania private KEDS. Monopoli privat nuk kalon! 15% nuk kalon! Shihemi te Sheshi Skenderbeu ne ora 15:00!”, thuhet në thirrjen e grupit “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

    Rryma mund të shtrenjtohet nga prilli dhe me këtë rritje të çmimit të rrymës mund të rriten edhe çmimet në treg, përfshirë çmimet e bukës, qumështit, vajit e produkteve tjera.

    Kundër kësaj këto ditë ka pasë protesta edhe prej aktivistëve.

    Një grup prej 12 vetash nga të iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë”, që bllokuan dyert e ZRRE-së, u arrestuan nga policia të mërkurën.

    ZRRE dje tha se ka zhvilluar takime konsultuese me palët e interesit të cilat kanë komentet e tyre. Në këtë takim s’morën pjesë përfaqësuesit e iniciativës “‘Asnji Cent Ma Shumë”.

    ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

    Propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës erdhi pasi tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan ZRRE-së rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark