Në disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot do të organizohet provimi pranuese për regjistrim e studentëve të rinj.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema do të vizitojnë kandidatët konkurrues në tre fakultete, atë të Edukimit, Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Filozofik.