Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku do të zgjidhet kryetari i kuvendit serb, ka filluar me propagandën boshe të Vuçiqit, me një minutë heshtje, në të cilën deputetët i bënë nderimet viktimave të “pogromit të marsit në Kosovë në vitin 2004”.
Kryesuesi i seancës, Stojan Radenoviq ka deklaruar se ka pasur vetëm një propozim për kryetar të Kuvendit Popullor – Ana Bërnabiqin, të cilën e ka propozuar Partia Përparimtare Serbe, transmeton Paparaci.
Në fillim të seancës, Radenoviq u ka bërë thirrje deputetëve që të mbajnë një minutë heshtje për të nderuar “viktimat e pogromit të marsit në Kosovë”.
Kryesuesi ka thënë se në sallë janë të pranishëm 214 deputetë dhe se është plotësuar kushti që seanca të mbahet.
Pas përcaktimit të numrit të deputetëve në sallën e Kuvendit, Radenoviq ka përmendur 16 grupet parlamentare të cilët janë formuar në legjislacionin e ri të Kuvendit.
Propozimi për zgjedhjen e Ana Bërnabiqit ka ardhur në Kuvend më 8 mars, ndërsa raportues për këtë pikë të rendit të ditës do të jetë shefi i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, Millenko Jovanov.