Në ora 14:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të zhvillohet seanca për masën e re të paraburgimit ndaj Azem Sylës. Syla është duke qëndruar në paraburgim për rastin e njohur si “Toka”
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.
“Sot ka seancë lidhur me Azem Sylën, seanca do të mbahet në ora 14:00”, tha Gashi.
Insajderi ka kontaktuar edhe me avokatin e Sylës Tomë Gashin, mirëpo ai ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë për këtë seancë.
Me 6 tetor Gjyqtarja e EULEX-it kishte marrë vendim për caktimin e paraburgimit ndaj Syla deri më 22 nëntor 2016, për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur. /Insajderi.com