Sot mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri: Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri: Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

    Insajderi
    20 June 2022 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen sot në Prishtinë. Në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje.

    Në mbledhjen e cila mbahet sot në njërin ndër hotelet në Prishtinë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

    Marrëveshje që pritet të nënshkruhet do të përfshijnë fushat si ajo e arsimit, drejtësisë, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit, e sigurisë por jo vetëm.

    Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan.

    Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka një histori 7 vjeçare.

    Mbledhja e parë u mbajt më 11 janar 2014 në Prizren, ku kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan këtë ngjarje si historike për të dy vendet dhe nënshkruan deklaratën për partneritet strategjik.

    Agjenda është si në vijim:

    10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

    Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

    11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

    11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

    Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

    Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

    Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30

    Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

    Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

    Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

    Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

    12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark