Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përballen Osmani dhe Stefanoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përballen Osmani dhe Stefanoviq

    Insajderi
    15 October 2021 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë, që i referohet periudhës nga 16 marsi deri më 15 shtator.

    Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga presidentja Vjosa Osmani e cila udhëtoi të mërkurën për New York, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

    Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin, i cili ditë më parë u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

    Në raportin mbi situatën në Kosovë, shefi i OKB-së përshëndeti rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Ai shprehu mbështetje për pjesëmarrjen e plotë të autoriteteve kosovare dhe serbe në aktivitetet e Grupit të Punës për Personat e Zhdukur.

    Gjithashtu i është bërë thirrje të gjitha institucioneve, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetin lokal, që të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për kthimin e sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të të gjithë PZHBV -ve dhe të kthyerve, dhe riintegrimin e tyre në shoqërinë kosovare.

    Raporti gjithashtu flet për rastin ndaj Ivan Todosijeviqit, që u dënua me dy vjet burgim për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose etnike” për deklarata mbi “Masakrën e Reçakut”.

    Këshilli i Sigurimit të OKB –së për Kosovën u mblodh për herë të fundit në prill të këtij viti online, për shkak të pandemisë së COVID-19./KlanKosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark