
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, pas një pauze nga seancat javore.
Në rend të ditës janë 14 pika, që përfshijnë: zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së, zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës e të tjera.
Nuk është ende e qartë nëse në seancë do të marrë pjesë edhe opozita.
Ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë.
Opozita, qysh në muajin gusht, ka penguar ose bllokuar punën e Kuevndit në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen me Serbinë, të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbë në Kosovë.
Opozita thotë se ky asociacion do të çonte në ndarje të Kosovës.